Kuntavaalit 2021 (albania)

Voto për të pasur ndikim në Vantaa!

Në komunë vendoset për çështje të rëndësishme dhe të përbashkëta që kanë të bëjnë me qytetarët sikurse janë shkollat, sallat sportive, bibliotekat, transporti dhe ndërtimet.

Duke votuar, ke mundësi për të ndikuar në funksionimin dhe zhvillimin e qytetit tënd. Përfaqësuesit e zgjedhur në zgjedhjet komunale, marrin vendime që kanë të bëjnë me jetën e përditëshme të banorëve të saj. Vantaa është vërtetë pasqyrë e pamjes dhe ndjenjave të banorëve të saj kur të gjithë pavarësishtë moshës dhe origjinës marrin pjesë në zgjedhjen e përfaqësuesve që vendosin për çështjet e tyre.

Gjërat që duhet mbajtur mend lidhur me votimin:

  1. Njoftohu me kandidatët e propozuar p.sh. nga aplikacioni zgjedhor. Zgjedhe personin i cili do të përfaqësonte më së miri çështjet tuaja të rëndësishme
  2. Sigurohu që për ditën e zgjedhjeve të kesh të vlefshme dokumentin e identifikimit sikurse mund të jenë pasaporta apo patentë shoferi.
  3. Në vendet e votimit duhet të respektohen udhëzimet e përgjithëshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Mbaje me kujdes distancën e sigurisë, maskën e fytyrës dhe higjienën e mirë.
  4. Zakonisht koha kur ka më së shumti votues është dita e caktuar për zgjedhje si dhe ditët e para dhe ato të fundit të votimit parazgjedhor. Nëse dëshiron të shmangesh nga fluksi i shtuar i votuesve, mundesh të zgjedhësh ditën për të votuar jashtë këtyre ditëve.

Informacione në lidhje me zgjedhjet lokale 2021 (pdf)