Vaksina kundër koronavirusit

Në këtë faqe përmbledhim informacione në gjuhën tuaj rreth vaksinimit. Duke përcjelluar këtë faqe njoftohesh me informacionet më të reja lidhur me situatën e vaksinimt në Vantaa dhe orarin e vaksinimit për grupe të ndryshme të popullsisë.

Përfitimet nga vaksinimi kundër koronës

Vaksinat kundër koronës janë të përshtatshme pothuaj për të gjithë. Të gjitha vaksinat kundër koronës kanë mbrojtje të mirë efektive kundër sëmundjes serioze nga koronavirusi. Vaksina kundër koronës ju ofrohet të gjithë personave në Finlandë nga mosha 5 vjeçe, të cilët dëshirojnë t’i marrin ato. Vaksinat janë pa pagesë dhe ju ofrohen grupeve të ndryshme sipas rendit të vaksinimit kundër koronës në Finlandë.

Vaksna do të ju japë mbrojtje shumë të mirë kundër koronavirusit dhe sëmundjeve të shkaktuara nga korona. Vaksina e zvoglon mundësinë e infeksionit nga njëri në tjetrin, dhe kështu kur ti je i vaksionuar do të janë të mbrojtur p.sh. edhe të moshuarit në rrethin tuaj. Vaksina nuk përmbanë koronaviruse të gjalla, këshu që prej vaksinës nuk do të sëmuresh nga koronavirusi. Vaksina e mëson organizmin tënd të mbrohet kundër koronavirusit.

Efektet negative nga vaksina kundër koronës

Nga vaksinimi mund të shkaktohen efekte negative. Simptoma mund të lajmërohen vetëm te një pjesë e të vaksinuarve dhe shumica e tyre janë të lehta dhe shpejt të kalueshme.

Pas vaksinimit, vendi i injektimit të gjilpërës mund të jetë i skuqur dhe me dhembje. Mund të ndihesh i lodhur, mund të kesh dhembje të kokës ose dhembje të muskujve. Ndonjëherë vaksinimi mund të shkaktojë temperaturë ose të bëjë të ndihesh jo mirë.

Simptomat e lehta zakonisht fillojnë brenda disa ditëve pas vaksinimit. Ata do të kalojnë për disa orë ose për disa ditë. Ato mund të trajtohen me ilaçe kundër temperaturës dhe dhembjeve. Simptomat e lehta nga vaksinimi nuk janë pengesë për vaksinimin e mëtejshëm.

Reaksione të rralla por serioze nga vaksinimi kundër koronës janë:

⁃reaksione të alergjisë

⁃infeksioni i muskujve të zemrës

⁃çrregullime lidhur me koagulimin e gjakut

Vaksinat kundër koronës nuk janë treguar se shkaktojnë efekte anësore serioze, të cilat do të fillonin disa muaj pas vaksinimit. Siguria e vaksinave kundër koronës hulumtohet vazhdimisht sikurse në shtetin e Finlandës ashtu edhe në shtetet tjera.

Pse është më mirë të merret vaksina sesa të sëmurësh nga sëmundja me korona?

Është shumë më e sigurt të merret vaksina sesa të sëmuresh nga sëmundja me korona. Përfitimet dhe efektet e dëmshme anësore të vaksinave kundër koronës janë hulumtuar paraprakisht dhe ato janë mirë të njohura. Shumica e efekteve të dëmshme anësore janë të lehta dhe kalimtare. Efektet e dëmshme serioze janë shumë të rralla dhe ato mund të shërohen.

Pasojat e sëmundjes me korona janë të paparashikueshme. Paraprakisht nuk ke mundësi të sigurt për të ditur nëse sëmundja me korona është e rëndë për ty, apo nëse kjo pasohet nga sëmundje tjera apo me simptoma të stërgjatura. Trajtimi shërues për sëmundjen e koronavirusit është duke u hulumtuar, por tani për tani metodë e sigurt trajtimi apo terapi sheruese nuk ka.

Vaksinat kundër koronës në Vantaa

Mund të vini për tu vaksinuar pa e rezervuar kohën.

Megjithatë, nëse dëshiron për të rezervuar kohën e vaksinimit, bëje këtë përmes kësaj adrese www.koronarokotusaika.fi. Nëse nuk është e mundur për të rezervuar një termin përmes interneti, koha mundet të rezervohet duke telefonuar në numrin 09 839 50090 (e hënë - e premte nga ora 8 - 15). Në këtë shërbim telefonues, lihet kërkesa për të ju telefonuar nga personeli vaksinues.

Ky numer i telefonit është dedikuar vetëm për rezervimin e kohës, jo për informacione tjera, ashtuqë që linja të mos bëhet e ngarkuar.

Të gjitha pikat e vaksinimit kanë kohë të mjaftueshme sikurse për ata pa rezervim ashtu edhe për ata me kohë të rezervuar.

Klientët në ’Walk in’ (pa rezervim) duhet të pregatiten për të pritur në radhë.

Pikat e vaksinimit në Vantaa janë:

- Varia, Hiekkaharju (Tennistie 1)

- Dixi, Tikkurila (Ratatie 11)

- Myyrmanni, Myyrmäki (Iskoskuja 3)

- Energia Areena, Myyrmäki (Rajatorpantie 23)

- Jumbo, Pakkala (Vantaanportinkatu 3)

- Martinlaakson ostoskeskus, Martinlaakso (Kivivuorentie 4)

- Lumon lukio, Korso (Urpiaisentie 14)

Meqense para hyrjes për vaksinim duhet pritur një kohë të shkurt jashtë, ke parasysh që të mund të mbahet distanca e sigurisë prej 2 metrave. Shoqëruesi i personit që vaksinohet, mund të hyjë brenda vetëm nëse personi që do të vaksinohet nuk mund të përballojë i vetëm situatën e vaksinimit. Në vendin e vaksinimit duhet të përdoret maska për fytyrë dhe duhet kujdesur për higjienë të mirë të duarve.

Grupet që duhet të vaksinohen

Personat që ju takojnë grupeve që duhet të vaksinohen mund të shkojnë për vaksinim në çdo pikë të vaksinimit kundër koronës kudo në Vantaa.

Vaksina e parë dhe e dytë kundër koronës. Intervali i vaksinimit është 6–12 javë.

•të gjithë personat nga mosha 12 vjeç me rezervim apo ’walk in’ (pa rezervim).

•të gjithë fëmijët nga mosha 5 – 11 vjeç vetëm me kohë të rezervuar.

Vaksina e tretë

•Ata që i kanë mbushur 60 vjetë dhe ata që për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore ju takojnë grupeve me rrezikshmëri. Kjo vaksinë jepet 3 muaj pas vaksinës së dytë. Me kohë të rezervuar ose ’walk in’ (pa rezervim).

•Personat 18-59 vjeç:

o4 muaj pas vaksinës së dytë me kohë të rezervuar

o5 muaj pas vaksinës së dytë me kohë të rezervuar ose ’walk in’

Vaksina e katërt përforcuese për personat me mungesë imuniteti jepet 3 – 4 muaj pas vaksinës së tretë. Me kohë të rezervuar ose ’walk in’ (pa rezervim).

Pse nevojitet doza e tretë e vaksinës?

Hulumtimet kanë dëshmuar, se efekti mbrojtës i vaksinave kundër infeksionit pakësohet me kalimin e kohës. Doza e tretë e vaksinës e redukton numrin e infeksioneve me koronavirusin dhe parandalon përhapjen e infeksioneve. Këto doza pakësojnë qarkullimin e virusit brenda popullatës së paku për një kohë si dhe rrisin dhe zgjasin mbrojtjen kundër sëmundjeve serioze të koronës.

Vaksinimi i personave që janë të sëmurë me sëmundjen e koronavirusit

Për personat e sëmurë më heret me sëmundjen e koronavirusit nuk ka pengesa për dhënjen e vaksinës.

Nga vaksina nuk ka efekte të dëmshme, edhe nëse infeksioni nga koronavirusi është në fazën fillestare të inkubacionit.

Sëmundja e koronavirusit i mbronë shumicën nga infeksioni edhe deri në 6 muaj, kështu që ja vlenë që vaksina kundër koronavirusit të merret rreth 6 muaj pas infeksionit me koronavirusin.

Poashtu mund të vaksinohet edhe personi i cili përballet me simptoma të stërgjatura të sëmundjes së koronavirusit, por këshillohet që vaksinimi të shtyhet nëse personi është në gjendje shumë të dobësuar shëndetësore.

Nëse vaksina jepet menjëherë pas infeksionit me sëmundjen, ajo mund të shkaktojë reaksione të fuqishme kalimtare nga vaksina kundër koronës, sikurse temperaturë, dhembje koke, dhembje të muskujve si dhe dhembje të kyçeve.

Vaksina për nënat shtatzëna dhe gjidhënëse

Gjatë hulumtimeve është dëshmuar se koronavirusi shumë shpesh shkakton sëmundje të rënda serioze tek gratë shtatzëna. Rreziku ndaj trajtimit të sëmundjes si dhe ndaj kujdesit intensiv është i shtuar. Lindja e parakohshme dhe lindja me prerje cezariane janë më të zakonshme sesa te ato pa infeksion me koronavirusin.

Në Finlandë përdoren edhe vaksinat mRNA. Kjo formë e vaksinës është e sigurt gjatë shtatzënisë. Nga kjo vaksinë nuk janë shfaqur efekte të dëmshme anësore lidhur me shtatzëninë dhe kjo nuk përbënë asnjë rrezik për foshnjën. Përkundrazi, dy javë pas dozës së parë të vaksinës, foshnja gjithashtu ka antitrupa ndaj koronavirusit. Pra vaksina e nënës e mbron edhe fëmijën e saj.

Vaksinimi i të rinjëve

Një person i ri në moshë, vetë mund të vendosë ta marrë vaksinën nëse personeli vaksinues mendon se i riu është mjaft i pjekur për të marrë një vendim të tillë. Nëse i riu nuk mundet ose nuk dëshiron të vendosë vetë, prindërëve do të ju kërkohet të japin pëlqimin lidhur me vaksinimin.

Te të rinjët, sëmundja nga korona është pothuajse çdo herë e lehtë, por poashtu te të rinjët e shëndetshëm mund të paraqiten sëmundje serioze që kërkojnë edhe trajtim spitalor. Disa sëmundje poashtu e rrisin rrezikun që fëmija ose i riu të sëmuret me sëmundje serioze nga korona.

Në raste shumë të rralla, te personat që janë vaksinuar me vaksinën mRNA, janë vërejtur efekte të dëmshme te muskuli i zemrës ose infeksion te mbështjellësi i zemrës. Raste të tilla janë vërejtur veçanërisht tek të rinjët pas dozës së dytë të vaksinës. Ata që kanë përjetuar këto simptoma në përgjithësi janë shëruar mirë.

A duhet që personi që tanimë është vaksinuar të kujdeset edhe më tutje për distancën e sigurisë dhe të mbajë maskën?

Pas vaksinimit, është ende e rëndësishme mbajtja e distancës së sigurisë, mënjanimi i takimeve në masë dhe i vendeve të mbingarkuara me njerëz, kujdesja për higjienën e duarve dhe kollitjes, përdorimi i maskës kur distanca nuk është e mundur të mbahet si dhe bërja e testit nëse shfaqen simptoma. Pas vaksinimit, do të kalojnë edhe disa muaj para se të arrihet imuniteti i duhur i popullatës ndaj sëmundjes dhe kështu të eliminohet epidemia.

Çertifikata e BE-së për korona

Çertifikata e BE-së për korona përmbanë tre çertifikata të ndryshme:

- çertifikatën e vaksinimit kundër koronës

- çertifikatën e rezultatit negativ të testit për korona

- çertifikatën e sëmurjes nga korona

Çertifikata e BE-së për korona është e mundur të shkarkohet vetë nga adresa omakanta.fi. Poashtu ke mundësi me kërkue çertifikatën e koronës në formë letre nga vendi i juaj i shërbimit shëndetësor.

A mund të udhëtoj jashtë vendit?

Në epideminë me korona, ndryshimet e shpejta janë ende të mundshme. Për këtë arsye, është mirë të shmangen udhëtimet e panevojshme dhe të bëhet praktikimi i kujdesit të veçantë gjatë udhëtimit.

Nëse planifikon udhëtim jashtë vendit, ke parasyshë se vendet mund të kufizojnë hyrjen në vendin e tyre. Para udhëtimit, kontrolloj detyrimet më të reja të përcaktuara nga autoritetet e vendit në të cilin udhëton, për hyrje në vendin e tyre dhe për karantinim, e kjo mund të bëhet p.sh nga misioni diplomatik më i afërt i atij vendi.

Kur të kthehesh në Finlandë, mund të ju kërkohet për të marr pjesë në veprime të nevojshme për sigurinë tënde shëndetësore. Prej këtyre mund të jetë verifikimi i çertifikatave ose një apo dy teste të koronës. Gjithashtu mund të jetë e nevojshme edhe mënjanimi vullnetar i kontakteve derisa të kesh rezultatin negativ në pikën e hyrjes doganore apo nga testi i bërë më vonë lidhur me koronavirusin.

Vantaa ofron vaksinimin kundër koronës për të gjithë fëmijët e moshës 5 – 11 vjeç

Vantaa ofron vaksinimin pa pagesë kundër koronës për të gjithë fëmijët e moshës 5 – 11 vjeç. Vaksinimi është vullnetar.

Vaksinimi i fëmijëve të moshës 5 – 11 vjeç organizohet në kohë të ndryshme në krahasim me personat mbi 12 vjeç. Kontrolloj pikat e vaksinimit për fëmijët në vantaa.fi/koronarokotukset

Vaksinimi i fëmijëve të moshës 5 – 11 vjeç, bëhet vetëm në kohën e rezervuar. Koha mund të rezervohet nga adresa www.koronarokotusaika.fi apo duke telefonuar në 09 5844 3030.

Për vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 – 11 vjeç nevojitet pëlqimi i prindërve. Të dy prindërit duhet të plotësojnë formularin për dhënjen e pëlqimit.

Ju rekomandojmë prindërve që të plotësojnë formularin e pëlqimit para se të arrijnë në pikën e vaksinimit.

Vepro kështu kur të keni arritur në pikën e vaksinimit

  • Rezervoje kohën paraprakisht.
  • Duhet të vini saktë në kohën e duhur.
  • Gjatë tërë kohës së vaksinimit, kujdesu për higjienën e duarve dhe të kollitjes si dhe për distancën e sigurisë sikurse për veten ashtu edhe për fëmijën.
  • Në pikat e vaksinimit, të gjithë fëmijëve të moshës nën 12 vjeç ju ofrohen maska. Përdorimi i maskave për fëmijët nën moshën 12 vjeç është vullnetar.

Pse fëmijëve ju ofrohet vaksina kundër koronës?

Vaksina mbronë fëmijën dhe rrethin e tij të afërm prej sëmundjeve serioze nga koronavirusi. Në përgjithësi, fëmijët nuk sëmuren rëndë nga korona, por për shkak të pandemisë, kufizimet e vendosura kanë ndikim të theksuar në jetën e fëmijëve dhe të rinjëve.

Çfarë dihet për sigurinë e vaksinava te fëmijët?

Çështja e sigurisë së vaksinave hulumtohet rregullisht dhe me saktësi. Gjatë këtyre hulumtimeve, efektet e dëmshme ansore te fëmijët dhe të rinjët kanë qenë të njejta sikurse edhe tek të rriturit, siç është dhembja e vendit të gjilpërës, lodhje, dhembje koke, temperaturë dhe dridhje nga ethet. Simptomat kanë qenë të kalueshme.

Informata shtesë:

Instituti për shëndetësi dhe mirëqenje: Vaksinat dhe koronavirusi

Ministria për shëndetësi dhe çështje sociale: Koronavirusi dhe vaksinat që janë zhvilluar deri tani