Vaksina kundër koronavirusit

Në këtë faqe interneti publikohen informacione për situatat lidhur me vaksinimin. Duke ndjekur këtë faqe interneti ti qëndron i informuar me kohë për rrethanat e vaksinimit në Vantaa dhe për orarin e vaksinimit të grupeve të ndryshme të popullsisë.

Vaksinimi kundër koronavirusit në Vantaa

Komunat në Finlandë janë përgjegjëse për dhënjen e vaksinave në rajonin e tyre. Dhënja e vaksinave kundër koronavirusit në Vantaa ka filluar në javën numër 1.

Vaksina kundër koronavirusit mundëson mbrojtje nga sëmundja me koronavirusin dhe në masë të veçantë mbronë kundër formave më të rrezikshme të saj. Fillimishtë, Finlanda do të ketë numër të kufizuar të vaksinave kundër koronavirusit dhe për këtë arsye në fillim ka mundësi që të vaksinohen vetëm grupet e caktuara.

Bazuar në strategjinë finlandeze për vaksinimin kundër koronavirusit:

  • Të parët që vaksinohen janë mjekët dhe infermierët, të cilët trajtojnë pacientët me koronavirusin apo të moshuarit.
  • Më pastaj vaksinohen ata persona, të cilët janë të rrezikuar të sëmuren me sëmundje të rënda nga korovavirusi. Ata janë p.sh. të moshuarit dhe personat që kanë sëmundje të vështira.
  • Pastaj vaksinohen të gjithë personat e moshës së rritur.

Askush nuk mund të detyrohet që të vaksinohet. Megjithatë, ja vlenë të merret vaksina, pasiqë ajo në rend të parë mbronë kundër sëmundjeve serioze me koronavirusin. Vaksinimi zgjatë disa muaj. Vaksina kundër koronavirusit nuk kushton, është pa pagesë.

Rezervimi i kohës për vaksinim kundër koronavirusit

Vaksinimi kundër koronavirusit realizohet shkallë-shkallë. Një letër informuese për fillimin e vaksinimit do të ju dërgohet të gjithë banorëve në Vantaa që kanë arritur moshën 70 vjeç. Atyre që janë më të rinjë ju rekomandohet që të përcjellin procesin e vaksinimit në këtë faqe si dhe rezervimin e kohës në raport me grupmoshën e tyre.

Plani i vaksinimit do të plotësohet gradualisht gjatë pranverës dhe do të jetë sipas numrit të vaksinave që arrijnë.

Ata që shkojnë për tu vaksinuar, duhet më parë të rezervojnë kohën. Kërkojmë që fillimisht të rezervoni kohën përmes adresës www.koronarokotusaika.fi. Nëse rezervimi i kohës përmes interneti nuk është e mundur, rezervimi mund të bëhet edhe përmes telefoni në numrin 09 5844 3030 (nga e hëne – premte ora 8-16). Në këtë shërbim telefonik mund të regjistrohet kërkesa për thirrje ashtuqë nga atje do të ju telefonojnë kur ka mundësi të ju rezervohet koha për vaksinim. Ky numër i telefonit mund të përdoret vetëm për rezervimin e kohës nga grupet përkatëse që duhet të vaksinohen, dhe nuk përdoret për informata tjera, ashtu që linja të mos ngarkohet.

Për të shkuar mirë procesi i vaksinimit, rekomandohet që mundësishtë sa më shumë persona të rezervojnë kohën, menjëherë pas fillimit të vaksinimit të grupmoshës së tyre. Në rast se për ndonjë arsye rezervimi i kohës për vaksinim, nuk mund të bëhet menjëherë, rezervimi mund të provohet të bëhet më pastaj.

Vaksinimi përfshin dhënjen e dy vaksinave.

Mundësia e rezervimit të kohës bëhet sipas arritjes së numrit të duhur të vaksinave. Koha për vaksinim jepet shtatë ditë para ditës së vaksinimit. Nëse për momentin nuk mund të bëhet rezervimi, kjo mund të bëhet në ditët në vazhdim.

Kujdes: Nëse je sëmurë nga infektimi me koronavirusin, mundesh me ardhë për vaksinim, por mundësishtë 1-3 muaj pas fillimit të simptomave.

Për sa kohë epidemia me koronavirusin do të largohet, pas fillimit të vaksinimit?

Vaksinimi i të gjithë atyre që dëshirojnë mund të zgjatë me muaj. Se sa shpejtë do të bëhet vaksinimi, varet nga ajo se sa shpejtë ndërmarrjet furnizuese me vaksina do t’i sjellin ato, si dhe sa shpejtë vaksinat do të shpërndahen nëpër pikat vaksinuese.

Me fillimin e vaksinimit në një shoqëri, jeta nuk do të rrjedhë menjëherë në rrethana normale, por kthimi në normalitet bëhet gradualisht. Mundësitë e kthimit në jetën normale varen përveç tjerave edhe nga efikasiteti i vaksinimit si dhe aftësia e saj për parandalimin e infektimit dhe të sëmundjeve serioze nga koronavirusi. Në rastin më të mirë vaksina do të pengoj përveç sëmundjeve serioze dhe vdekjes poashtu edhe infektimin nga virusi dhe pastaj edhe izolimin. Megjithatë, ende nuk dihet se a e pengon vaksina kundër koronavirusit infektimin nga një person në tjetrin. Kjo informatë mund të saktësohet nga detajet e punimeve hulumtuese.

Poashtu ende nuk ka të dhëna për atë, se sa zgjatë imuniteti i fituar nga vaksina e dhënë, pasiqë vaksinat që tani janë zhvilluar, nuk janë kohë të gjatë në përdorim. Pas gjetjes së kësaj informate mund të dijmë edhe për efikasitetin e nevojshëm të vaksinës.

A duhet që personi që është vaksinuar ende të kujdeset për distancën e sigurisë dhe të mbaj maskën?

Edhe pas vaksinimit është ende me rëndësi mbajtja e distancës së sigurisë, anashkalimi i vendeve të grumbullimit dhe të mbingarkimit me njerëz, kujdesja për higjienën e duarve dhe të kollitjes, përdorimi i maskës në rrethana kur nuk mund të mbahet distanca e sigurisë si dhe të shkohet për të bërë testin kur lajmërohen simptomat. Pas vaksinimit do të kalojnë edhe disa muaj, para se të arrihet niveli i duhur i imunitetit për mbrojtje të popullsisë dhe kështu epidemia të eliminohet.

Vaksinat kundër koronës në Vantaa

Vaksina kundër koronavirusit ofron mbrojtje kundër sëmundjes me koronavirusin dhe veçanërisht kundër formave serioze të saj. Të gjithë banorët në Vantaa që kanë arritur moshën 12 vjeç, nëse dëshirojnë mund të marrin pa pagesë vaksinën kundër koronës.

Rezervoje kohën për vaksinën pa pagesë kundër koronës nga adresa www.koronarokotusaika.fi ose telefono në numrin që ruhet porosia për të telefonuar ty pas thirrjes, 09 5844 3030 (e hëne – e premte nga ora 8–16). Në disa pika të vaksinimit, poashtu ky shërbim bëhet edhe pa rezervuar kohën.

Pikat e vaksinimit në Vantaa janë të përqëndruara në

  • Hiekkaharju Varia (Tennistie 1)
  • Myyrmäki-halli (Raappavuorentie 10)
  • Dixi (Ratatie 11)
  • Myyrmanni (Iskoskuja 3)
  • Jumbo (Vantaanportinkatu 3)

Përcjelle rrjedhën e vaksinimit dhe njoftimin se kur mund të vij radha jote nga adresa www.vantaa.fi/koronarokotukset

Mbaj kujdes për higjienë të mirë dhe për distancën e sigurisë, po ashtu edhe pas vaksinimit. Pastroj duart shpesh dhe kollitu vetëm në shamin për hundë ose në mëngë. Respektoj rekomandimet, p.sh. rreth përdorimit të maskës dhe menjëherë pas paraqitjes së simptomave lajmërohu në testimin për korona.

Keni parasyshë, se para se të hyni për t’u vaksinuar mund të detyroheni të prisni jashtë për një çast, ashtuqë të mund të mbajmë distancën e sigurisë prej 2 metra. Nëse jeni në shoqëri të një personi tjetër, ky person mund të vijë brenda vetëm atëherë, kur personi që vaksinohet nuk mund të mbetet i vetëm gjatë vaksinimit. Në vendin e vaksinimit duhet përdorur maska e fytyrës dhe duhet kujdesur për higjienën e mirë të duarve.

Çertifikata e BE:së për koronën

Çertifikata e BE:së për koronën përbëhet nga tre dëshmi të ndryshme:

- dëshmia për marrjen e vaksinave kundër koronës

- dëshmia e rezultatit negativ nga testi për korona

- dëshmia se ke qenë i sëmurë nga korona

Çertifikata e BE:së për korona është e mundur që vetë të shkarkohet nga adresa www.omakanta.fi. Keni mundësi poashtu të kërkoni një çertifikatë në formë letre nga qendra e kujdesit shëndetësor në vendet ku ato veprojnë.

A mund të udhëtoj jashtë vendit?

Ndryshimet e shpejta në situatën e epidemisë me COVID-19 janë ende të mundëshme. Për këtë arsye Instituti për shëndetësi dhe mirëqenje (THL) sugjeron që të zbatohet kujdes i veçantë kur udhëtohet në zonat e BE:së dhe Shengenit. THL akoma rekomandon që të shmangen udhëtimet e panevojshme në rajonet jashtë BE:së dhe Shengenit, duke i përjashtuar shtetet, për të cilat qeveria i ka hequr kufizimet për hyrje në vend.

Nëse je duke planifikuar udhëtim jashtë vendit, ke parasyshë, se shtetet kanë mundësi që të vendosin kufizime për ardhje në vend. Para udhëtimit kontrollojë detyrimet më të reja të përcaktuara nga autoritetet e atij shteti për hyrje në vend dhe për karantinë, p.sh. nga ambasada më e afërtë e shtetit ku udhëton.

Kur të kthehesh në Finlandë, ka mundësi që ti të obligohesh për pjesëmarrje në trajtimin për siguri shëndetësore, që ka të bëjnë me kontrollimin e çertifikatës apo me një ose dy teste për korona. Sipas rekomandimeve tona, ti duhet vullnetarisht të shmengesh nga nevoja për kontakte me tjerët, derisa të vjenë rezultati nga testimi i bërë në pikën kufitare apo në vendin ku më vonë është bërë testimi për korona.

Informata shtesë:

Instituti për shëndetësi dhe mirëqenje: Vaksinat dhe koronavirusi

Ministria për shëndetësi dhe çështje sociale: Koronavirusi dhe vaksinat që janë zhvilluar deri tani