Vendosja e maskave nga nxënësit e klasës 7-9

Lue sama teksti suomeksi: Kasvomaskisuositus myös yläkoululaisille.

Qyteti i Vantës sugjeron përdorimin e maskave nga nxënësit duke filluar nga data 23 Nëntor 2020. Është e rekomandueshme që maskat të përdoren edhe kur të përdorni transportin publik.

Nxënësit do të marrin 4 maska në ditë nga shkolla. Shkolla do ju informojë më shumë se si, dhe kur do ti merrni maskat. Nxënësit janë përgjegjës për mbajtjen e një numri të mjaftueshëm maskash me vete.

Maskat duhet të mbahen të pastra dhe të mbyllura në një qese plastike. Nxënësit mund të përdorin edhe maskat e tyre personale nëse dëshirojnë. Ky është një rekomandim, dhe përdorimi i maskave nuk është I detyrueshëm. Megjithatë, ne sugjerojmë që nxënësit të përdorin maskat me qellim parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19.

Udhëzim për përdorimin e maskave

Vendoseni maskën përpara se të arrini në shkollë. Ndryshojeni maskën me nje maske të re nëse maska e vjetër bëhet e papastër ose e lagësht. Laji dhe disinfektoji duart përpara se të vendosësh maskën. Maskën e vjetër hidheni në koshin e plehrave. Më shumë informacion rreth përdorimit të maskave mund ta gjeni në faqen e web-it të autoriteteve shëndetësore.

Bashkoju fushatës për përdorimin e maskës #maskigäng-kampanjaan: https://www.hus.fi/maskigang