Ti i ri nga Vantaa – ndihmo me veprimet tua në parandalimin e përhapjes së koronës

Lue sama tiedote suomeksi: Vantaalaisnuori – auta teoillasi ehkäisemään koronan leviämistä.

A dëshiron për t’i takuar shokët në shtëpin e të rinjëve ose gjatë ushtrimit të hobive tua? A dëshiron të shihesh në mënyrën e zakonshme në bibliotekë, në sallën e patinazhit (jäähalli) apo në sallën për lojë me top (sähly)?

Duke i zbatuar masat kufizuese ndaj koronës mundemi me e parandalua përhapjen e koronës. Nëse epidemia qëndron nën kontroll, do të mundemi që gjatë dimrit të ardhshëm të bëjmë diçka tjetër në vend që të qëndrojmë të përgjumur në shtëpi. Masat kufizuese të mbrojnë ty, shokët tu dhe antarët e familjes tënde.

Takoj shokët tu me grup më të vogël dhe përfito me kontaktet nga distanca

Korona po përhapet në këto momente në masën që është për brengosje nga takimet familjare dhe ndejat private. Ngjarjet private rekomandohet të organizohen me më së shumti 10 antarë. Zëvendësoje ndejën me shokët ty me ndejë me një shok ose me një grup më të vogël se zakonisht. U takove me shokët në shtëpi apo në vende publike, mbaj në mend pastrimin e duarve dhe distancën e sigurisë.

Mbaje në përdorim maskën e fytyrës

Përdorimi i maskës së fytyrës rekomandohet për personat mbi 15 vjeç gjatë transportit publik, në hapësirat dhe organizimet publike, gjatë shkuarjeve në shitore dhe në bankë si dhe gjatë punës me të rinjët dhe në ushtrimin e hobive.

Përdorimi i maskave të fytyrës rekomandohet në të gjitha shërbimet e qytetit në çdo kohë, kur kontaktet e afërta nuk munden të mënjanohen. Rekomandimi ka të bëj p.sh. me bibliotekat, sallat sportive, muzeumet, pikat e shitjes dhe shkollat e mesme.

Maskat e fytyrës duhet të mbahen edhe në hapësirat e brendshme të sallave sportive edhe gjatë kohës kur nuk ka ngjarje sportive. Rekomandimi ka të bëj me të gjitha sportet që mbahen brenda në salla, p.sh. gjatë mbajtjes së ushtrimeve hobi të ekipeve sportive ne sallat sportive të shkollave. Poashtu edhe sallat e patinazhit (jäähalli) janë salla sporteve të brendshme.

Mos e praktiko bërtitjen, frymëmarrjen e rëndë dhe këndimin, pasiqë ato e ndihmojnë përhapjen e koronës. Mos merr pjesë në asnjë veprimtari, nëse të janë shfaqur edhe simptoma të lehta.

Bëhu i përgjegjshëm kur shkon në bare

Nëse feston, ke kujdes ndaj distancës së sigurisë dhe higjienës së mirë. Në Uusimaa pubet, baret dhe klubet e natës munden të pranojnë brenda vetëm gjysmën e klientëve në krahasim me numrin normal. Restoranet e ushqimit dhe kafenetë munden të pranojnë vetëm tre të katërtat nga numri normal i klientëve.

Restorani përgjigjet për distancën e mjaftueshme mes klientëve. Por megjithatë çdo klient me sjelljen e tij mundet të ndikoj në atë se sa vërtetë ka siguri në restoran.

A je i brengosur nga korona – merr guximin dhe pyeti profesionistët e përkujdesjes shëndetësore

Shpërndaj informata, por jo edhe thashetheme. Korona mundet t’i frikësoj shumë njerëz, sikurse ngjarjet e bujshme që mund të keqësojnë gjendjen emocionale të njerëzve, sikurse të të rinjëve ashtu edhe më të moshuarve.

Nga shërbimi shëndetësor i shkollave dhe shërbimi për studentë mund të merren këshilla si dhe udhëzime për gjërat lidhur me shëndetin dhe mirëqenjen e fëmijëve dhe të rinjëve. Në telefonata përgjigjen infermieret e kujdesit shëndetësor për shkolla dhe për studentë në Vantaa. Shërbimi është në finlandisht, anglisht dhe suedisht.

Shërbimi telefonik i përkujdesjes shëndetësore për shkolla në Vantaa bëhet në numrin 09 8395 0025 nga dita e hënë deri të premten nga ora 8-15. Shërbimi për kujdesjen shëndetësore të studentëve në Vantaa bëhet në numrin 09 8395 0035 nga dita e hëne deri të premten nga ora 8-15.

Nëse je infektuar me korona, zbatoje karantimin

Gjatë kohës së karantinimit duhet të qëndrosh në shtëpi. Mos kontakto me asnjë person jashtë shtëpisë, por vetëm zbatoj udhëzimet e dhëna. Karantinimi do të përfundoj në kohën e duhur!

vantaa.fi/koronavirusi