Nëpër shkolla po bëhen përpjekje për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Lue sama teksti suomeksi: Kouluissa pyritään ehkäisemään koronaviruksen leviämistä.

Grupi koordinues për korona në rajonin e kryeqytetit vendosi më 26.11.2020 për rekomandime dhe masa kufizuese të reja. Që të mund të ngadalësohet përhapja e koronavirusit, njerëzit duhet të takohen me njëri-tjetrin mundësishtë sa më pakë. Grupi rekomandon për shembull, që në tubimet private kontaktet e afërta të jenë vetëm me familjen e njejtë apo të qëndrohet vetëm me ata që janë sikurse të familjes së ngushtë. Lexo më tepër për rekomandimet nga lajmet: Grupi koordinues për korona në rajonin e kryeqytetit vendosi për kufizime dhe rekomandime të reja.

Nëpër shkolla po bëhet përpjekje për pengimin e përhapjes së koronavirusit mundësishtë me masa sa më efektive. Klasëve 7-9 dhe të gjithë personelit të shkollës i rekomandohet përdorimi i maskave të fytyrës në shkollë.

Përveç udhëzimeve të mëparshme, është vendosur që deri më 20.12.

  • shëtitje me qëllime mësimore nuk do të bëhen.
  • kampe shkollore nuk organizohen.
  • mësimi i notimit është ndërprerë.
  • ushtrimet sportive organizohen vetëm në salla sportive, përjashtim bëjnë ato shkolla që nuk kanë salla sportive.
  • të gjitha veprimtaritë vullnetare të klubeve që mbahen brenda si dhe ushtrimi i hobive janë ndërprerë, ashtuqë fëmijët të mos bashkohen nëpër këto grupe.

Gjatë gjithë gjysëmvjetorit vjeshtor, nëpër shkolla ka pasur ritëm ditor dhe aktivitete të reduktuara ashtuqë, nxënësit e grupeve të ndryshme të mos bashkohen. Nëpër shkolla po bëhet kujdesë ndaj higjienës së mirë për duar dhe kollitje. Të dhëna shtesë për këto rregulla nga lajmet: Gjysëmvjetori vjeshtor fillon në të gjitha shkollat nga qyteti Vantaa me mësim në klasë.

Mos eja në shkollë nëse je i sëmurë

Është shumë me rëndësi, që në shkollë nuk duhet të shkohet, nëse ke simptoma të rrugëve të frymëmarrjes. Edhe për simptomat më të vogla, sikurse janë rrjedhje nga hunda, dhembje fyti, temperaturë, kollitje apo diarre, duhet qëndruar në shtëpi. Kështu shmanget infeksioni i të tjerëve me këtë sëmundje. Posaçërisht të rinjët e infektuar me koronavirusin kanë pakë simptoma.

Nëse ke simptoma, duhet shkuar në testim. Testi bëhet shpejtë dhe është i sigurt dhe se nuk të kushton asgjë. Koha e testimit mund të rezervohet nga interneti në omaolo.fi apo nga koronaboti poashtu në internet (ju nevojitet kodi i bankës) ose duke telefonuar në stacionet shëndetësore përmes shërbimi telefonik në linjën e koronës 09 839 50 000.