Rekomandohet përdorimi i maskave të fytyrës poashtu edhe për nxënësit e klasëve të gjashta

Lue sama teksti suomeksi: Kasvomaskien käyttöä suositellaan myös kuudesluokkalaisille

Qyteti Vantaa rekomandon, që edhe nxënësit e klasëve të gjashta të shkollës fillore të përdorin maskat e fytyrës në shkollë duke filluar nga 13.1.2021. Rekomandimi bazohet në rekomandimin shtetëror për maska të fytyrës i përditësuar më 8.1. nga Instituti për Shëndetësi dhe Mirëqenje në Finlandë (THL). Rekomandimi tani ka të bëjë me nxënësit e shkollës fillore duke filluar nga klasa e gjashtë.

Nxënësit do të pajisen nga shkolla me nga 4 maska për një ditë. Shkolla ju jepë udhëzimet lidhur me atë se si shpërndahen maskat. Nxënësit duhet që vetë të kujdesen se a kanë numër të duhur të maskave në përdorim. Mënyra më e mirë e bartjes së maskave është në qese plastike të pastërta dhe të mbyllura. Nxënësit poashtu munden të përdorin edhe maskat e veta, nëse dëshirojnë.

Fjala është për rekomandim, dhe se përdorimi i maskave nuk është i detyruar. Megjithatë, fuqishëm rekomandohet përdorimi i maskave, ashtuqë përhapja e epidemisë me COVID-19 të mund të pengohet në masë sa më efektive.

Udhëzime për përdorimin e maskave të fytyrës

Vendose maskën në fytyrë para ardhjes në shkollë. Ndërroje maskën me një të re, nëse në ndërkohë e ke hequr nga fytyra apo nëse maska është e lagur apo e ndotur. Pastroj apo dezinfektoj duart para se me e vendosë maskën në fytyrë. Maskat e përdorura vendosen në shportën e mbeturinave të përziera. Udhëzimet lexohen së bashku me nxënësit nga mësuesi në shkollë.