Në Vantaa është dëshmuar koronavirusi i modifikuar – udhëzimet janë plotësuar

Lue tiedote suomeksi: Vantaalla todettu muuntunutta koronavirusta - ohjeita täsmennettyRead in English: New coronavirus variant detected in Vantaa - instructions specified

Të dashur prindër të fëmijëve dhe të rinjëve,

Edhe në Vantaa është dëshmuar virusi i modifikuar që ngjitet më lehtë. Menjëherë pasiqë është pranuar informata për virusin e modifikuar, është marrë në mbikëqyrje nga njësia për gjurmimin e infeksioneve.

Të gjithë të infektuarit nga koronavirusi vendosen në karantinë për 14 ditë. Nëse dyshohet se mund të jetë në pyetje infeksioni me koronavirusin e modifikuar, të infektuarit testohen dy herë, edhe nëse ata nuk kanë simptoma të koronavirusit.

Të infektuarit testohen menjëherë pas hyrjes në karantinë dhe herën e dytë testohen dy ditë para se karantina të përfundoj. Testet bëhen nëpër pika të shumta testuese për korona dhe testi është pa pagesë.

Te të gjithë të intervistuarit me rastin e infektimit (gjurmimi i infektimeve) në këto momente merret parasyshë, se në pyetje mund të jetë virusi i modifikuar. Për këtë arsye në këto gjurmime qartësohet saktësishtë, a është fjala për kontakte gjatë udhëtimit jashtë vendit.

Virusi i modifikuar mund të njihet qartë gjatë testimit për korona. Atyre që kanë simptoma të infektimit testi ju bëhet dy herë. Nëse gjatë karantinës lajmërohen simptoma, duhet që pa humbur kohë të shkohet për të bërë testin.

Me të infektuarit apo me familjarët e tyre do të jemi në kontakte të veçanta, p.sh. me mesazhe përmes Wilma aplikacionit dhe atyre ju ofrohen udhëzime të sakta se si të veprohet. Qerdheve të kujdesit ditorë, shkollave dhe enteve të mësimit dhe poashtu të gjithë prindërve ju dërgohen informacione për mundësinë e virusit të modifikuar sikurse edhe për formën fillestare të koronavirusit. Pasiqë për verifikimin e versionit të modifikuar të virusit kërkohet kohë shtesë për analiza, për verifikimin lidhur me atë, se a është në pyetje versioni i modifikuar apo jo, në këto momente nevojiten rreth dy javë. Sipas të dhënave aktuale, sëmundja që shkaktohet nga virusi i modifikuar nuk është më e vështirë se sa sëmumdja nga virusi fillestar.

Infeksione ende ka shumë

Gjatë kohës së fundit, për disa javë, situata e infeksioneve në raport me numrin e rasteve të reja është stabilizuar. Megjithatë, infeksione ende ka shumë.

Për momentin, numri i atyre që shkojnë për të bërë testin është shumë i vogël. Për testim duhet të shkohet pa hezitim, edhe nëse simptomat do të ishin të lehta.

Simptomat e koronavirusit janë të ngjashme me simptome të gript dhe sëmundjes së barkut. Simptoma të infektimit mund të jenë p.sh. temperaturë, kollitje, dhimbje koke, plogështi, diarre, dhimbje e muskujve, rrjedhje nga hunda, vështërsi në frymëmarrje apo humbja e nuhatjes apo shijes. Pavarësishtë moshës, të gjithë ata që kanë simptoma të koronavirusit këshillohen të shkojnë për testim.

Për të bërë testin në Vantaa duhet bërë rezervimin e kohës në internet përmes Koronaboti apo përmes telefoni këshillues për koronavirusin gjatë kohës së punës nga ora 8-18 dhe fundjavës nga ora 9-18, t. 09 839 50070. Për momentin rezultatin e testimit duhet pritur 1-2 ditë.

Ende duhet të zbatohen me kujdes masat

Mbrojtja nga virusi i modifikuar bëhet me metoda të njejta sikurse nga virusi fillestar.

· Nëse ke simptoma, duhet shkuar në testim për korona dhe qëndro në shtëpi.

· Duhet pasur në vëmendje mbajtjen e distancës së sigurisë.

· Duhet kujdesur për higjienën e mirë të duarve dhe të kollitjes.

· Për nxënësit duke filluar nga klasa e gjashtë, rekomandohet përdorimi i maskave të fytyrës.

· Të gjithë personelit të qerdheve, shkollave dhe enteve mësimore, ju rekomandohet përdorimi i maskave.

Infektime me koronavirusin nëpër shkolla ka pasur relativisht pakë. Për shkak të virusit të modifikuar në këto momente po analizohen me kujdesë masat që janë të nevojshme të merren, ashtuqë situata të mbetet e mirë edhe në vazhdim. Metodat e veprimit në shkolla janë ndryshuar në funksion të parandalimit të infektimit, duke minimizuar kontaktet e afërta. Poashtu edhe në rrethin familjarë duhet zbatuar me kujdesë masat dhe p.sh. mbrenda mundësive duhet shmangur vizitave te të afërmit dhe qëndrimit edhe për ndejë gjatë natës. Kjo ka të bëj edhe me nxënësit e klasës së njejtë, pasiqë rreziku nga infektimi është aqë më i madhë, sa më i afërt dhe më afatgjatë të jetë kontakti mes fëmijëve.

Miqësishtë nga,

Njësia për sëmundje infektive dhe higjienë
Qyteti Vantaa