Informacione për prindërit e nxënësve në klasët 7, 8 dhe 9 me rastin e kalimit në mësimin nga distanca

Lue sama teksti suomeksi: Tiedote 7.‒9.-luokkalaisten huoltajille etäopetukseen siirtymisestä

Bazuar në masat që i ka vendosur Këshilli më i lartë shtetëror, nxënësit e klasëve 7, 8 dhe 9 kalojnë në mësimin nga distanca gjatë kohës prej 8.-28.3.2021. Klasët nga 1 deri në 6 vazhdojnë mësimin si deri më tani, në klasë.

Sipas nenit 20 §:të të Ligjit për arsimin fillor, vendimi për mësimin nga distanca nuk ka të bëj me nxënësit e klasëve 7, 8 dhe 9 që janë në mësimin për mbështetje të veçantë dhe në mësimin përgatitorë. Ata vazhdojnë mësimin në klasë.

Aplikimi për shkollimin e mesëm përfundon më 23.3.2021

Nxënësit e klasëve të nënta, duhet të aplikojnë pas shkollimit fillor në shkollimin e mesëm me aplikimin e përbashkët më së voni deri më 23.3.2021. Nëse është e nevojshme, këshilltari për zgjedhjen e drejtimit mësimorë, mundet të takoj nxënësit e klasës së nëntë (9) dhe prindërit e tyre në shkollë poashtu edhe gjatë kohës së mësimit nga distanca. Gjatë takimit duhet të zbatohen udhëzimet për mbrojtje nga virusi korona.

Orari mësimorë gjatë periudhës së mësimit nga distanca

Gjatë kohës së mësimit nga distanca, mësimi mbahet sipas orarit që është në përdorim. Për detaje më të hollësishme, rreth mbajtjes së orarit mësimorë në çdo shkollë janë dhënë informacione në gjuhën finlandeze.

Dhënja e ushqimit për nxënësit e klasëve 7, 8 dhe 9 gjatë kohës së mësimit nga distanca

Nxënësit e klasëve 7, 8 dhe 9 gjatë mësimit nga distanca munden të ushqehen me ushqimin e drekës në tre shkolla të ndryshme apo prindi mundet të shkoj për të marrë qesen me ushqimin e nxënësit.

Ushqimi i ngrohtë i drekës shërbehet në shkollën Peltola, Koivukylä dhe Kilteri gjatë ditëve të punës nga ora 11.30-12.30. Për ushqimin që shërbehet në shkolla vlenë poashtu edhe zgjedhja e veçantë e ushqimit.

Nëse nxënësi nuk merr pjesë në ushqimin në shkollë, kujdestari i tij mundet të marrë qesen e ushqimit për nxënësin nga adresa që është e caktuar për secilën shkollë. Lista e adresave ku shpërndahet ushqimi është më poshtë. Kujdestari duhet të ketë me vete KELA-kartelën e nxënësit, kur ai e tërheq qesen e ushqimit. Nxënësi nuk mundet vetë të tërheq qesen e ushqimit. Qesja me ushqim përmbanë ushqimin javor të shkollës, pra 5 racione në një vend. Përmbajtja e qesës me ushqim është mundësisht e përshtatëshme për zgjedhje të ndryshme ushqimore, por me keqëardhje se të gjitha zgjedhjet ushqimore nuk mund të realizohen në një qese ushqimi.

Lajmëroje nxënësin për pjesëmarrje në ushqimin e shkollës apo për tërheqjen e qeses me ushqim duke u përgjigjur në pyetësorin më poshtë më së voni të premtën më 5.3. ora 12. Zgjedhja e ushqimit bëhet me të njëjtin pyetësor gjatë gjithë kohës së mësimit nga distanca. Nëse nxënësi nuk është pjesëmarrës në ushqimin e shkollës dhe se prindi nuk dëshiron të marrë qesen e ushqimit, nuk ka nevoj të plotësohet pyetësori.

Lajmërohu për ushqimin e shkollës apo për shpërndarjen e qeseve të ushqimit: https://link.webropol.com/s/ruokailu

Pikat ku shpërndahen qeset e ushqimit

Shkolla në Peltola, Lummetie 27 (Qeset e ushqimit për shkollat në Peltola dhe në Jokiniemi)
Dita e shpërndarjes: e marte
Ora 15:00 -17:00

Shkolla në Länsimäki, Pallastunturintie 27 (Qeset e ushqimit për shkollat në Länsimäki dhe Lehtikuusi)
Dita e shpërndarjes: e marte
Ora: 15:00-17:00

Pika vepruese në Varia Talvikkitie, Talvikkitie 119 (Qeset e ushqimit për shkollat në Koivukylä, Havukoski dhe Simonkylä)
Dita e shpërndarjes: e marte
Ora: 15:00-17:00

Shkolla në Korso, Kisatie 29 (Qeset e ushqimit për shkollat në Korso, Mikkola dhe Ruusuvuori)
Dita e shpërndarjes: e marte
Ora: 15:00 -17:00

Shkolla në Kilteri, Iskostie 8 (Qeset e ushqimit në shkollën në Kilteri)
Dita e shpërndarjes: e marte
Ora: 15:00-17:00

Shkolla në Hämeenkylä, Varistontie 3 (Qeset e ushqimit në Hämeenkylä, Martinlaakso dhe Ylästö)
Dita e shpërndarjes: e marte
Ora: 15:00 – 17:00

Shkolla në Aurinkokivi, Aurinkokivenkuja 1(Qeset e ushqimit në shkollënAurinkokivi)
Dita e shpërndarjes: e mërkure 10.3. 17.3. dhe 24.3.
Ora: 13.00-18.00

Shkolla në Kartanokoski, Tilkuntie 5 (Qeset e ushqimit në shkollën në Veromäki, Kartanokoski, Helsinge skolan dhe qeset e shkollës Internacionale / Kansainvälinen)
Ditët e shpërndarjes:
Për nxënësit e klasëve të 7:ta, ditët e shpërndarjes, të merkureve: 10.3., 17.3. dhe 24.3.
Për nxënësit e klasëve 8 dhe 9, ditët e shpërndarjes, të enjëteve: 11.3., 18.3. dhe 25.3.
Ora: 13.00-18.00

Shkolla në Sotunki, Sotungintie 19 (Qeset e ushqimit në shkollën Sotunki)
Dita e shpërndarjes: e marte
Ora: 15.00–17.00

Shërbimet nga kuratori dhe psikologu

Shërbimet nga kuratori dhe psikologu janë në përdorim poashtu edhe gjatë kohës së mësimit nga distanca. Takimet organizohen sipas nevojës si takime në zyre apo nga distanca. Shpresojmë, që pa asnjë lloj hezitimi të na kontaktoni.

Përkujdesja shëndetësore nga shkolla

Shërbimi shëndetësor nga shkolla vazhdon normalisht pa ndërprerje. Takimet e planifikuara më herët mbahen nëpër shkolla sipas planifikimit të bërë. Gjatë takimeve zbatohen udhëzimet për higjienën e duhur dhe përdoren maskat. Infermieret e shërbimit mjekësor në shkollë kontaktojnë me prindërit e nxënësve lidhur me radhën e tyre për kontrolla mjekësore.

Nxënësi apo kujdestari i tij munden çdo herë të kontaktojnë shërbimin shëndetësor në shkollën e tyre. Nëse infermierja e shkollës së tyre nuk ju përgjigjet, ja vlenë të telefonohet shërbimi telefonik për kujdesjen shëndetësore për shkolla dhe nxënës në numrin 09 8395 0025, nga e hëne-premte ora 8-15.

Zbatoj udhëzimet për korona poashtu edhe gjatë kohës së lirë

Nëse keni vetëm pakë simptoma lidhur me koronavirusin, shko për të bërë testin dhe kështu qëndro në shtëpi. Simptoma të sëmundjes me koronavirusin janë dhembje e kokës, çrregullime lidhur me ndjenjën e shijes dhe aromës, rrjedhje nga hunda, mbyllja e hundës, kollitje, vështërsi në frymëmarrje, humbje e forcës, lodhje, dhembje e muskujve, dhembje e fytit, vrazhdësi e fytit, temperaturë, humbje e disponimit dhe vjellje apo diarre.

Testi për korona është pa pagesë dhe i sigurtë. Derisa e pretë rezultatin e testit, qëndro në shtëpi.

Rezervimi i kohës së testimit për korona bëhet

  • nga adresa koronabotti.hus.fi
  • nga shërbimi telefonik për korona e hëne-premte ora 8–18 dhe e shtune-diele ora 9–18, t. 09 839 50070.

Kështu e mbronë vetën dhe të afërmit tuaj nga infeksioni me koronavirusin:

  • Pakësoj kontaktet me të afërmit tuaj, pra kontakto mundësisht sa më pakë njerëz.
  • Mbaj sa paku 2 metra distancë me njerëzit tjerë.
  • Kujdesu për higjienën e duarve dhe të kollitjes.
  • Për nxënës të klasës së gjashtë dhe më të vjetër, rekomandohet përdorimi i maskave të fytyrës.
  • Shkarkoje aplikacionin Koronavilkku në telefonin tënd.

Ju dëshirojmë të keni forcë të duhur për përballimin e mësimit nga distanca!

E parandalojmë së bashku përhapjen e koronavirusit!