Udhëzime të karantinës dhe udhëzime të izolimit

Udhëzime të karantinës

Nëse je ekspozuar ndaj koronavirusit, këtu mund të lexohen udhëzime praktike lidhur me karantinën.

1. Shmangu nga të gjitha kontaktet

Qëndro në shtëpi dhe bashkëvepro vetëm me antarët e familjes tënde, pra

  • mos fto vizitorë në shtëpi apo p.sh. pastrues. Nëse te ti vjen kujdestarja për trajtim shtepiak, tregoj asaj paraprakisht për situatën.
  • mos shko në vend të punës (mundesh me punue nga distanca), që është në shkollë apo në qerdhe të fëmijëve.
  • mos shko në shitore, në qendër tregtare, në restorant, në barnatore, në zyre të punës, në bibliotekë, në teatër apo në hapësira tjera publike.
  • mos shko në sallën për gjimnastikë, në sallën për stërvitje të trupit, në pishinë apo në vende tjera për ushtrimin e hobit.
  • mos shko në kishë, në xhami apo në vende për tubime me qëllime të njejta.
  • nëse ke rezervuar kohën në shërbimin shëndetësor për diçka që nuk është e ngutshme, ndryshoje kohën.
  • mos i përdor mjetet publike të transportit (trenin, autobusin, aeroplanin). Nëse të duhet taksi, kërkoje atë, në të cilin ka perde për mbrojtje.

Shmangu nga përdorimi i ashensorit dhe mos lëvizë nëpër hapësira publike të ndërtesës së banimit dhe poashtu mos shko në saunën e ndërtesës së banimit. Shamngu nga prekja e rrethojave të shkallëve dhe sipërfaqeve tjera, në të cilat mund të prekin edhe tjerët.

Mbaje në mend higjienën e mirë të kollitjes, të pastrimit të hundës dhe të duarve.

Mundesh me shëtit jashtë shtëpisë sipas mundësive shëndetësore, por shmangu nga kontakti me njerëzit tjerë. Mbaje së paku 2 metra distancën e sigurisë me kalimtarët që vijnë nga drejtimi tjetër.

2. Lajmërohu për testin e koronës, nëse ke simptoma apo nëse je këshilluar për të shkuar në testim.

Mundesh me rezervue kohën e testimit për korona përmes Koronabotit.

Udhëzime të izolimit

Nëse je infektuar me koronavirusin, këtu mund të lexohen udhëzime praktike lidhur me izolimin.

1. Shmangu nga të gjitha kontaktet

Qëndro në shtëpi dhe bashkëvepro vetëm me antarët e familjes tënde, pra mos fto vizitorë në shtëpi apo p.sh. pastrues. Nëse te ti vjen kujdestarja për trajtim shtepiak, tregoj asaj paraprakisht për situatën.

  • mos shko në vend të punës (mundesh me punue nga distanca), që është në shkollë apo në qerdhe të fëmijëve.
  • mos shko në shitore, në qendër tregtare, në restorant, në barnatore, në zyre të punës, në bibliotekë, në teatër apo në hapësira tjera publike.
  • mos shko në sallën për gjimnastikë, në sallën për stërvitje të trupit, në pishinë apo në vende tjera për ushtrimin e hobit.
  • mos shko në kishë, në xhami apo në vende me tubime për qëllime të njejta.
  • nëse ke rezervuar kohën në shërbimin shëndetësor për diçka që nuk është e ngutshme, ndryshoje kohën.
  • mos i përdor mjetet publike të transportit (trenin, autobusin, aeroplanin). Nëse të duhet taksi, kërkoje atë, në të cilin ka perde për mbrojtje.

Shmangu nga përdorimi i ashensorit dhe mos lëvizë nëpër hapësira publike të ndërtesës së banimit dhe poashtu mos shko në saunën e ndërtesës së banimit. Shamngu nga prekja e rrethojave të shkallëve apo e sipërfaqeve tjera, në të cilat mund të prekin edhe të tjerët.

Kujdes higjienën e mirë të kollitjes, të pastrimit të hundës dhe të duarve.

Mundesh me shëtit jashtë shtëpisë sipas mundësive shëndetësore, por shmangu nga kontakti me njerëzit e tjerë. Mbaje së paku 2 metra distancën e sigurisë me kalimtarët që vijnë nga drejtimi i kundërt.

2. Ke rezultuar pozitiv në testin për korona dhe je duke pritur gjurmuesin e infeksioneve që të kontaktoj ty

Përgatitu në mënyrën si në vazhdim:

1. Mendo, prej nga do të kishe pasur mundësi për të marrë infeksionin. Infeksioni ka ndodhur gjatë kohës prej 14 ditëve para sëmundjes tënde.

2. Personat, të cilët i ke takuar gjatë 48 orëve para sëmundjes tënde, ka mundësi që prej teje të jenë ekspozuar ndaj infeksionit. Përkujto, kush janë ata që i ke takuar mbi 15 minuta në hapësira të mbyllura:

  • Në punë, në shkollë, në institucione arsimore
  • Në ushtrimin e hobit, në muze, në kinema
  • Në festë, në ngjarje tjera, në kafene, në restorant
  • Në kishë, në xhami apo në tubime tjera
  • Në zyre pune, në ndërtesën e kujdesit shëndetësor
  • Gjatë udhëtimit për në vendlindje apo jashtë vendit

3. Shfletoje, nëse nevojitet kalendarin tënd, dhe kontrolloj faturat e blerjes në shitore.

4. Shkruaje listën e personave që i ke takuar: emri, numri i telefonit, komuna ku banon. Ne nuk ju tregojmë personave që i ke lajmëruar, për emrin tënd. Nëse dëshiron, mundesh që vetë me ju tregue atyre për mundësin e ekspozimit të tyre ndaj virusit.