Arsimi fillor, si dhe gjimnazet dhe Varia në Vantaa, e fillojnë gjysëmvjetorin vjeshtor me mësimin në klasë

Arsimi për fëmijërinë e hershme vazhdon të punoj si normalisht. Grupi koordinues për korona i kryeqytetit me rrethinë, është mbledhur të martën më 3.8.2021. Aty në grup është vendosur, që gjysëmvjetori vjeshtor në kryeqytet me rrethinë të fillohet me mësimin në klasë. Vendimi ka të bëj edhe me arsimin fillor, me shkollën e mesme profesionale Varia si dhe me gjimnazet në Vantaa.

Qerdhet e fëmijëve e vazhdojnë punën si normalisht. Mësimi në shkolla fillore dhe gjimnaze fillon të merkuren e javës që vjen, me 11.8.2021.
Nxënësit fillestar në shkollën e mesme profesionale në Varia, e fillojnë mësimin të merkuren me 4.8. Nxënësit e vitit të dytë dhe të tretë në Varia, e fillojnë gjysëmvjetorin vjeshtor të merkuren me 11.8.

Në qerdhet e kujdesit ditorë për fëmijë, në shkolla dhe në institucione arsimore në qytetin Vantaa, zbatohen rekomandimet që janë në fuqi për sigurinë nga korona (p.sh. përdorimi i maskave dhe pajisjeve tjera mbrojtëse, higjiena e duarve, distanca e sigurisë).