Gjimnazet dhe Varia në Vantaa fillojnë gjysëmvjetorin vjeshtor me mësimin në klasë

Grupi koordinues për korona i kryeqytetit me rrethinë është mbledhur të martën më 3.8.2021. Në këtë grup u vendos, që gjysëmvjetori vjeshtor në shkollat e mesme në kryeqytet me rrethinë të fillohet me mësimin në klasë. Vendimi ka të bëj edhe me shkollën e mesme profesionale Varia dhe gjimnazet në Vantaa.

Nxënësit e vitit të dytë dhe të tretë të gjimnazeve dhe të shkollës së mesme profesionale Varia, fillojnë gjysëmvjetorin vjeshtor të merkuren e javës që vjen më 11.8.2021. Nxënësit fillestar në Varia i fillojnë mësimet e tyre sot më 4.8.

Në institucionet arsimore të qytetit Vantaa, zbatohen rekomandimet në fuqi të sigurisë nga korona (p.sh. përdorimi i maskave dhe pajisjeve tjera mbrojtëse, higjiena e duarve, distanca e sigurisë).

Institucioni arsimor ofron maska fytyre nxënësve, të cilët përfshihen në rrethin e zgjeruar të arsimit të obliguar (nxënësit e vitit të parë). Nxënësit tjerë duhet që vetë t’i sigurojnë maskat. Nga institucionet e tyre shkollore i marrin maskat për përdorim kur nevojitet, në rastin kur maska është harruar në shtëpi. Poashtu, edhe ata që kanë marrë 2 vaksina të koronës, pra edhe ata me vaksinën përforcuese, duhet të përdorin maska fytyre në institucionin arsimor. Gjatë mësimit në vendin e punës, zbatohen udhëzimet për korona të vendit të punës.

Rezervimi i kohës për vaksinën e koronës është hapur në tërë kryeqytetin me rrethinë për 16 vjeçarët dhe për ata më të vjetër. Personat që banojnë në kryeqytet me rrethinë munden të rezervojnë kohën për vaksina në adresën https://www.koronarokotusaika.fi/

Ne i inkurajojmë të gjithë nxënësit të shkojnë për t’u vaksinuar, ashtuqë sa më shpejtë të mund ta qetësojmë situatën me sëmundje edhe ashtu të dobësuar. Atëherë, ne do t’i kishim mundësitë më të mira që gjatë gjysëmvjetorit vjeshtor të vazhdonim mësimin në klasë.

Mirë se vini për të mësuar!

Ari Ranki,
Drejtori i shërbimit rajonal për arsimin e mesëm