Informatë 24.11.2021

Kthehen rekomandimet për maskat në shkolla, në institucione arsimore dhe në qerdhe të kujdesit ditor

Grupi koordinues për korona i kryeqytetit me rrethinë, dje më 23.11.2021 ka vendosur për shtrëngimin e rekomandimit për maskat si dhe kthimin e zgjeruar të punës nga distanca në rajonin e tij. Kjo do të thotë, që sot më 24.11.2021 në zonën e kryeqytetit kthehet rekomandimi i zgjeruar për bartje të maskave pavarësishtë nga vaksinat e marrura për të gjithë personat që kanë arritur moshën 12 vjeç e më tutje.

Rekomandimi për maskat dhe punën nga distanca mbetet në fuqi deri më 16.1.2022. Rekomandimi do të hyrë në fuqi menjëherë.

Grupi koordinues për korona rekomandon përdorimin e maskave në shkolla dhe institucione arsimore duke filluar nga klasa e gjashtë. Rekomandimi për përdorimin e maskave ka të bëjë edhe me personelin e edukimit të hershëm. Përdorimi i maskave të fytyrës rekomandohet në të gjitha hapësirat e punës, edhe nëse mbajtja e distancës së sigurisë do të ishte e mundur.

Arsimi fillor dhe arsimi i mesëm vazhdon punën me mësimin në klasë.

Shkollat fillore ju ofrojnë nxënësve maskat e fytyrës. Maskat ju ndahen nxënësve nga klasat 6.-9. duke filluar nga 24.11. Institucionet arsimore ju ofrojnë maskat e fytyrës nxënësve, të cilët i takojnë nivelit të arsimit të zgjeruar e të detyruar (nxënësit e vitit të parë). Nxënësit tjerë duhet që vetë t’i sigurojnë maskat e tyre. Nga institucioni i vetë arsimor nëse nevojitet maska mund të merret, nëse ajo është harruar në shtepi. Gjatë mësimit në vendin e punës duhet të praktikohen udhëzimet për korona të vendit të punës.

Fjala është për rekomandim, jo për obligim.

Është ende me rëndësi të veçantë, që fëmijët, nxënësit dhe studentët të mos vijnë të sëmurë në qerdhe, në shkollë apo institucione arsimore. Edhe nëse simptomat do të ishin të lehta, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Në shkollë poashtu praktikohen edhe rekomandime tjera të sigurisë ndaj koronës (përveç tjerave higjiena e duarve dhe distanca e sigurisë).

Grupi drejtues për situatat me pengesa i qytetit Vantaa, mbledhet të enjten më 25.11.2021. Do ta përcjellim situatën në mënyrë aktive dhe nëse nevojitet do të ju njoftojmë për ndryshimet dhe plotësimet.

Të bëjmë kujdes për shëndetin tonë dhe për të afërmit tonë!