Udhëzimet e karantimit / Shqip (albania)

Karantimi nënkupton kufizimin e lirisë së lëvizjes të një personi të shëndoshë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes për shkak të mundësisë së bartjes së sëmundjes pa simptoma. Karantimi bazohet në ligjin për sëmundjet ngjitëse nga paragrafi i 60:të.

Izolimi nga ana tjetër, nënkupton që personi i cili është infektuar të izolohet nga njerëzit e shëndoshë. Izolimi bazohet në ligjin e sëmundjeve ngjitëse nga paragrafi i 63:të.

Vendimet për karantim dhe izolim janë vendime të autoriteteve zyrtare dhe se zbatimi i tyre nuk është çështje vullnetare. Kohëzgjatja e karantimit dhe izolimit përcaktohet varësisht prej rastit.

Çfarë mund të bëhet gjatë kohës së karantimit dhe izolimit? Çfarë nuk mund të bëhet?

  • Nuk mundet të bëhet asgjë me personat tjerë jashtë shtëpisë suaj.
  • Nuk duhet të shkohet në vend të punës, në shkollë apo në përkujdesjen ditore. Punë nga distanca me dorë mundet të bëhet, sikurse normalishtë.
  • Nuk duhet të përdoren mjetet e transportit publik, sikurse janë treni, autobusi apo aeroplani. Ka mundësi të zgjedhet taksi me mbrojtëse nga qelqi. Kur e porositë taksin, kërkoje një taksi të tillë.
  • Nuk duhet lëvizur nëpër vende publike, sikurse janë qendrat tregtare apo restoranet.
  • Nuk duhet shkuar për të blerë në shitore, në barnatore apo nëpër zyre. Kërko ndihmë së pari nga rrethi familjarë për blerjen e ushqimit dhe barnave.
  • Gjatë kohës së karantinës nuk duhet ftuar vizitorë në shtëpi, pastrues apo persona tjerë. Gjatë kësaj kohe poashtu nuk duhet shkuar te të tjerët si vizitor. Kjo nuk ka të bëj me përkujdesjen në shtëpi apo me trajtimin e sëmundjes në shtëpi, por atyre që vijnë për këto çështje duhet treguar për situatën e karantimit.
  • Nuk duhet shkuar në kishë, në xhami apo në vende të ngjashme.
  • Nuk duhet shkuar në salla sportive, në teatër, në kinema apo në vende tjera për ushtrime.
  • Në vendet publike të ndërtesave të banimit nuk duhet qëndruar si dhe nuk duhet shkuar në saunë. Shmangu nga përdorimi i ashensorit. Nëse duhet përdorur ashensorin, qëndro i vetëm gjatë lëvizjes në te.
  • Kujdesë për higjienë të mirë ndaj duarve, kollitjes dhe pastrimit të hundës. Shmangu nga përdorimi i sipërfaqeve, në të cilat prekin edhe të tjerët. Të këtilla janë p.sh. mbajtëset e shkallëve dhe butonat e ashensorit.
  • Gjatë kohës së karantimit ka mundesi me dal jashtë shtëpisë duke ju shmangur të tjerëve. Ndaj atyre që vijnë nga drejtimi i kundërt duhet mbajtur së paku 2 metra distancë.
  • Personat e familjes që janë në karantinë nuk janë të karantinuar, nëse ata nuk janë të infektuar nga COVID-19. Ata munden për të lëvizur jashtë shtëpisë.
  • Përgjigjëja negative për mostrat e gjakut për testim nuk është arsye për lirimin nga karantina.

A ka marrë përgjigjëjen pozitive për korona, dhe je duke pritur kontaktimin me gjurmuesin e kontakteve?

Mendo, prej nga ke pasur mundësi që të infektohesh?

Përkujto, se kush janë ata që i ke takuar brenda 48 orëve para infektimit, për një kohë mbi 15 minuta në këto hapësira të brendëshme:

  • Në punë
  • Në shërbimin shëndetësor
  • Në shkollë, në institucionin arsimor
  • Në ushtrimin e hobive
  • Në festim, në tubime tjera, në ngjarje sportive, në koncerte
  • Në bare, në restoran, në muzeum, në kinema
  • Gjatë rrugës për në Finlandë ose jashtë saj
  • Me rastin e shkuarjes në zyre

Për të freskuar memorjen mundesh me e shfletue kalendarin. Mundesh me i kontrollue faturat nga vendet, prej të cilave ke bërë blerje.

Krijoje listën e personave, të cilët i ke parë. Shënoje emrin e çdo personi që e ke parë, numrin e telefonit, vendbanimin.

Shërbimi shëndetësor nuk ju tregon të infektuarve se kush mund t’i ketë infektuar ata.

Nëse ti dëshiron, mundesh vetë me ju tregue personave që i ke takuar për mundësinë e infektimit.