Program operacional për ndërhyrjen dhe parandalimin e bullizmit

Bullizëm do të quajmë kur një fëmijë, i ri apo student i rritur është vazhdimisht dhe sistematikisht objektiv i veprimeve të padëshiruara të paramenduara nga bashkëmoshatari apo një grup. Bullizmi mund të jetë mendor, fizik apo shoqëror (për shembull, përjashtimi nga një grup). Zakonisht përfshin një çekuilibrim fuqie: fëmija, i riu apo studenti i rritur i bullizuar është në një farë mënyre i pambrojtur krahasuar me bullizuesin apo bullizuesit. Argumentet dhe mosmarrëveshjet ndryshojnë nga bullizmi, pasi këto janë zakonisht të çastit dhe nuk përfshijnë një çekuilibrim fuqie apo i njëjti person nuk targetohet vazhdimisht. Përvoja e gjithsecilit që bullizohet është thelbësore.

Ky program operacional përfshin të gjitha fushat e shërbimit në arsim dhe mësim, që do të thotë çdo qendër e kujdesit ditor, shkollë fillore dhe shkollë e ciklit të lartë. Fushat e shërbimit specifikojnë përmbajtjen e tyre që të jetë e zbatueshme në mjedisin e tyre operacional. Njësitë operacionale vendosin për procedurat konkrete që do të përdoren brenda njësisë. Programi operacional do të integrohet te njësitë në pranverën e vitit 2022 dhe do të zbatohet më 1 gusht të vitit 2022. Vlerësimi i parë do të realizohet në fund të vitit 2022 dhe më pas, programi operacional do të vlerësohet të paktën çdo mandat këshilli. 

 

Masat për parandalimin e bullizmit

Masat për shmangien e bullizmit