”Çdo ditë po mësoj më shumë për Finlandën!”

Artikkeli

Asiasanat

KoulutusAsukkaatMaahanmuuttajatTyönhakijat

Adebimbe dhe Leylo mësojnë finlandishten në një shkollë fillore në Vantaa dhe planifikojnë profesionet e tyre në të ardhmen. Projekti “Përfshirja e prindërve në shkollë dhe në  jetën e punës”, i ndihmon prindërit që janë të ardhur këtu, të mësojnë finlandishten, të integrohen dhe të kërkojnë drejtimet e karrierës së tyre.

Kuvassa Adebimbe, Saara ja Leylo istuvat luokassa pöydän ääressä.

Në oborrin e shkollës Kaivoksela në pushimin mes orëve ka lëvizje të pandërprerë, por brenda klubit të pasditës ka një atmosferë plotësisht tjetër: aty është në praktikë pune Saara Al-Emara, e cila kujdeset për një fëmijë i fjetur në karrocën e tij, duke pritur që nëna Adebimpe Oyemakinwa të kthehet nga mësimi që ka shkuar që në mëngjesë.

Saara, Adebimpe si dhe Leylo Osman janë përfshirë në projektin “Përfshirja e prindërve në shkollë dhe në jetën e punës”. Prindërit që janë të ardhur këtu studiojnë finlandishten dhe matematikën, përmbajtjen e shkollimit për integrim dhe njihen me sistemin shkollorë finlandez dhe jetën e punës. Aktiviteti zgjatë katër ditë në javë dhe tre ditë tjera janë pjesëmarrje në orët mësimore të arsimit fillor, sikurse sot në mëngjes.

Projekti ka funksionuar në Vantaa që nga viti 2017. Këtë vit shkollor janë përfshirë gjashtë shkolla nga e gjithë Vantaa dhe gjithsej më shumë se 50 prindër. Në grupin e shkollës Kaivoksela vijojnë 12 nëna. “Grupi është vërtetë aktiv, multikulturor, aty bisedohet dhe ka pjesëmarrje. Është vërtetë e mrekullueshme t’a udhëheqësh këtë grup”, thotë mësuesja e projektit Heidi Naukkarinen nga Careeria.

Gjatë vitit shkollor përveç gramatikës, u njohëm me ambientin ku është shkolla, janë vizituar vendet kulturore dhe u miqësuam me pjesëmarrësit e tjerë. Adebimpes i ka mbetur një kujtesë e veçantë, vizita në Kryqin të kuq finlandez. “Më e mira e kursit është gjuha finlandeze, kjo është më e rëndësishmja. Më parë isha në shtëpi dhe nuk e dija gjuhën, por tani unë di të shkruaj”, thotë Leylo.

Projekti realizohet në bashkëpunim me arsimin fillor në Vantaa, shkollën profesionale Careeria si dhe me qendrën shkollore Osaamiskeskus në Vantaa. Mësuesit nga Careeria janë përgjegjës për mësimdhënien dhe udhëzimin e prindërve, derisa arsimi fillor ofron kornizën e mësimdhënies dhe mundësinë për t'u njohur me aktivitetin ditor të shkollës. Nga ana tjetës, qendra shkollore Osaamiskeskus në Vantaa, ju ofron prindërve mbështetje dhe udhëzime për kalimin në jetën e punës, p.sh. udhëzime lidhur me zgjedhjen e profesionit.

Në grupin e Kaivokselës, si edhe në grupet e tjera, me prindërit ka edhe fëmijë nën moshën shkollore. Për këtë arsye janë paguar punëtorë për t'u kujdesur për fëmijët gjatë orëve të mësimit të prindërve. Me këtë sigurohet që edhe prindërit e fëmijëve të vegjël të përfshihen në këtë projekt. Përgjegjës në këtë detyrë, në grupin Kaivoksela, janë dy punëtorë, njëra prej të cilëve është Saara Al-Emara. “Më pëlqejnë fëmijët. Kam konkurruar për të studiuar si këshilltare e vijimit në shkolle. Nesër mbahet intervista”, thotë Saara e emocionuar.

Pas pushimeve dimërore, orari i prindërve ndryshon pak: disa prej tyre vazhdojnë në ushtrimin e punës një kohë tre mujore në lëmitë që atyre ju interesojnë. Pjesa tjetër e grupit do të vazhdojë studimet e tyre të gjuhës finlandeze me mësuesit e projektit. Do të ju ofrohen poashtu edhe shërbimet e qendrës shkollore Osaamiskeskus në Vantaa, prindërve që ende janë duke e shqyrtuar mundësinë e zgjedhjes së profesionit të tyre.

“Dëshiroj të studioj për infermiere në shkollën e lartë profesionale. Më pëlqejnë njerëzit”, thotë Adebimpe. Leylo gjithashtu dëshiron të studiojë më shumë: ajo po mendon të drejtohet në arsimin fillor për të rriturit dhe më pas të studioj profesionin e pastrueses.

Projekti i financuar nga Ministria për arsim dhe kulturës, do të përfundojë në maj të vitit 2023, por gjetja e modelit të profesionit që do të paguhet me kontratë pune në Vantaa, tanimë është duke u përpunuar. Si qyteti më multikulturor i Finlandës, Vantaa ka një mundësi të shkëlqyer për të vepruar si fillestar në lëminë e integrimit.

“Është e mrekullueshme që diversiteti kulturor po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në shkollat ​​fillore. Lënda Pedagogjike përgjegjëse për gjuhën dhe kulturën, është pjesë e jetës së përditshme”, shprehet e gëzuar Heidi Naukkarinen.

Vjeshtën e ardhshme fillohet sërish me vitin e ri shkollor, me prindër të tjerë. Adebimpe, Leylo dhe Saara inkurajojnë prindërit e tjerë që të përfshihen në këtë projekt. “Kursi është vërtet i mirë dhe të ndihmon. Ju inkurajoj të merrni pjesë”, thotë Adebimpe. Saara thotë edhe këtë: “Qerdhja dhe shkolla finlandeze janë të mira. Mos keni frikë."

Avainsanat

Albaniankielinen (shqip)