Transferimi i të dhënave nga shkolla fillore gjatë kalimit në arsimin vijues
Gjatë kalimit të një të riu nga shkolla fillore në arsimin e vijues (p.sh. në shkollën e mesme profesionale, në gjimnaz apo në TUVA / mësimi përgatitor për kalimin në shkollën e mesme) duhet kushtuar vëmendje të veçantë transferimit të të dhënave. Me transferimin e të dhënave nënkuptohet bartja e të dhënave të domosdoshme që duhen për organizimin e mësimit të nxënësit, nga shkolla fillore në arsimin vijues (neni 23 § i Ligjit për arsimin e obligueshëm). Për transferimin e këtyre të dhënave të domosdoshme nuk kërkohet leja e prindit. Sa më shumë informacione të barten nga shkolla fillore aqë më rrjedhshëm do të filloj mësimi i nxënësit në institucionin e ri arsimor.
Për organizimin e suksesshëm të mësimit në arsimin fillor në Vantaa, të dhëna (informacione) të domosdoshme janë dokumentet ku është hartuar plani personal për mësimet e nxënësit (HOJKS) në grupin për mësim me mbështetje të veçantë si dhe planprogramet mësimore të atyre nxënësve të cilët janë transferuar nga klasa e mësimit përgatitor në klasat 7. – 9. të arsimit fillor. Këto dokumente transferohen të mbrojtura (sekrete) në formë elektronike në muajin gusht, atëherë kur është siguruar vendi i mësimit në arsimin vijues për të riun. Për transferimin e këtyre të dhënave përgjegjës është këshilltari për mësime të nxënësve në shkollën fillore (oppilaanohjaaja).
Përveç kësaj, të gjithë nxënësit e klasës së 9:të, bazuar në udhëzimet e këshilltarit të nxënësve, duhet të plotësojnë formularin për bartjen (transferimin) e të dhënave. Formulari plotësohet gjatë gjysëmvjetorit pranveror në shkollë. Nxënësi dhe prindërit e dërgojnë formularin në institucionin e ardhshëm arsimor. Formulari për transferimin e të dhënave plotësohet me qëllim për t’i dhënë vendit të arsimit vijues informacione për lëndët mësimore të mëhershme, ashtuqë procesi arsimor i të riut të rrjedhë mundësisht sa më mirë.