SHKOLLA FILLORE PËRFUNDOJ. ÇKA TANI?
Publikimi i rezultateve për shkollimin pas kryerjes së arsimit fillor
REZULTATET E APLIKIMIT TË PËRBASHKËT DO TË PUBLIKOHEN NË INTERNET NGA ADMINISTRATA E SHKOLLAVE NGA DITA E ENJTE MË 12.6.2025 (lista e emrave që kanë dhënë lejen për publikim).
Gjatë aplikimit, në postën elektronike që e ke shënuar për të kontaktuar ty, menjëherë pas aplikimit do të vjen një mesazh me linkun ku mund të shihen rezultatet se çka ke zgjedhur pas shkollimit fillor. Përveç kësaj, administrata e shkollës të dërgon edhe vendimin për pranimin tënd në shkollë si dhe udhëzimet, sesi mund të pranohet nga ana jote ky vend i shkollimit. Nëse në formularin e aplikimit ke dhënë lejen për dërgimin përmes postës elektronike të vendimit lidhur me pranimin në shkollë, ty do të dërgohet vendimi në postë elektronike. Bëje kontrollimin e postës elektronike herë pas here. Megjithatë, disa nga shkollat mund të dërgojnë vendimin vetëm me letër postare.
Kujdes! Nëse nuk e ke shënuar postën elektronike apo nuk e ke dhënë lejen për komunikimin me postë elektronike në formularin e plotësuar, zgjedhja e shkollimit dhe vendimi i administratës së shkollës do të dërgohen ty me letër postare.
Pranimi i vendit për shkollimin e zgjedhur
VENDI I SHKOLLIMIT DUHET TË PRANOHET DERI MË 26.6.2025 NË ORA 15.00. Është e mundur që vendi i shkollimit të pranohet përmes interneti. Megjithatë, udhëzimet për pranimin e vendit të shkollimit ndryshojnë varësisht nga administrata e shkollës, ashtuqë vepro sipas udhëzimeve të administratës së shkollës ku je pranuar.
Nëse nuk e pranon atë vend që ty të është ofruar si vend i shkollimit, ke parasyshë anulimin e vendit të shkollimit në faqet në internet të Ministrisë së Arsimit opintopolku.fi, ose duke e lajmëruar për këtë gjë administratën e shkollës ku je pranuar.
Të dhëna rreth praktikave administrative të shkollave në Vantaa mund të gjeni nga Faqet për aplikimin e përbashkët në Vantaa
Nëse mbetesh pa vend të shkollimit
Nëse nuk je pranuar në vendin ku ke aplikuar, do të informohesh me letër apo përmes poste elektronike në mesazhin me rezultatet e aplikimit. Edhe nëse akoma nuk je pranuar në një vendshkollimi, vazhdo përsëri për të aplikuar në vendet tjera që mundësisht janë të lira. Vendet e lira të shpallura nga administratat e shkollave ja vlenë për t’i kërkuar direkt në internet nga faqet e administratës së shkollave apo nga faqet në internet të Ministrisë së Arsimit opintopolku.fi. Ata që janë në listën rezervë, i ljamërojmë personalisht atëherë kur të lirohet ndonjë vend i shkollimit.
Ke mundësi për të aplikuar në shkollimin përgatitor i njohur si klasa e dhjetë pas arsimit fillon nga shkollimi TUVA duke filloar nga data 12.6.2025. Formulari i aplikimit plotësohet nga faqet e Shkollës profesionale Varia në Vantaa.
Më shumë të dhëna për mundësitë e aplikimit në Vantaa gjenden nga: vantaa.fi/yhteishaku
Këshilltarët e nxënësve të shkollave fillore (oppilaanohjaajat), janë në shërbimin e nxënësve që nga qershori prej daljes së rezultateve. Këshilltari do të mund të udhëzoj ty p.sh. nëse mbetesh pa vend të shkollimit apo nëse të duhen udhëzime sesi duhet pranuar vendi i ofruar i shkollimit. Lidhur me këto gjëra do të ju njoftoj më detajisht këshilltari i shkollës suaj.