KUJTESË QË FATURAT PËR TARIFAT E ARSIMIT GJATË FËMIJËRISË SË HERSHME DO TË VONOHEN

Tiedote

Asiasanat

Varhaiskasvatus

Faturimi i tarifave të klientëve për arsimin gjatë fëmijërisë së hershme do të kalojnë te shërbimi VaSa gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Për këtë arsye, faturat do të vonohen. Familjet do të marrin faturën për gushtin pranë fundit të vitit, që duhet paguar në fillim të vitit tjetër. Duke filluar të atëherë, faturat e prapambetura për vjeshtën dhe dimrin do t’ju vijnë gjatë dimrit dhe pranverës pothuajse çdo tre-katër javë.

 Ne synojmë t’i shpërndajmë në kohë datat e pagesës së faturave. Ka mundësi që të merrni fatura për dy muaj të ndryshëm brenda të njëjtit muaj në pranverë. Faturat do të kenë data të ndryshme pagese, derisa të fillojmë të dërgojmë fatura në kohë reale gjatë dimrit dhe pranverës, përveç faturave të dërguara më par për vjeshtën.  

Sigurohuni që të përgatiteni për faturat e ardhshme paraprakisht me fonde të mjaftueshme.

Kur të merrni faturat për arsimin gjatë fëmijërisë së hershme, mos ngurroni të kontaktoni shërbimet e faturimit të klientëve për arsimin gjatë fëmijërisë së hershme:

Telefoni: 09 83922004 / E hënë–E premte 9:00–11:30. Nëse na kontaktoni nga telefoni, mund të zgjidhni nëse ju duhet ndihmë me vendimet apo faturimin e pagesave.

Email:

paivahoitolaskut@vantaa.fi (kërkesa në lidhje me pagesën e faturave, si data e bërjes së transfertave dhe probleme në lidhje me rikuperimin) OSE

varhaiskasvatuksen.asiakasmaksut@vantaa.fi (kërkesa në lidhje me vendimet e pagesës, si mënyrat për të konsideruar të ardhurat në vendimet e pagesës)

Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar nga ky ndryshim në sistemin e faturimit dhe për vonesën e faturave të vjeshtës. 

Avainsanat

Albaniankielinen (shqip)