Shkollat dhe puna për të rinjtë bashkëpunojnë ngushtë në Vantaa!
Në Vantaa, shkollat dhe puna për të rinjtë kanë bashkëpunuar gjerësisht që nga fillimi i viteve 2000. Forma të ndryshme bashkëpunimi janë zhvilluar me kalimin e viteve. Synimi i bashkëpunimit është të forcojmë mirëqenien e të rinjve në jetën e tyre të përditshme, të sigurojmë disponueshmërinë e të rriturve të kujdesshëm, të parandalojmë vetminë he të forcojmë komunitetet e sigurt.
Puna rajonale për të rinjtë
Puna rajonale për të rinjtë vepron në shkolla të ndryshme. Format e bashkëpunimit përfshijnë kontaktin e rregullt mes shkollave dhe qendrave lokale për të rinj, grupimin, Historinë e zgjedhjeve, grupet e vogla të synuara, po ashtu edhe mbështetjen e transferimeve nga shkolla fillore dhe nëntë vjeçare në arsimin e mesëm, Format e bashkëpunimit ndryshojnë nga shkolla në shkollë dhe diskutohen çdo vit mes shkollave dhe punës për të rinjtë.
Shkollat mund të organizojnë gjithashtu vizita në qendrat lokale për të rinj dhe punonjësit për të rinjtë mund t’ju tregojnë për aktivitetet në dispozicion në qendrat për të rinj gjatë vizitave në shkollë. Qendrat për të rinj të Vantaa janë mjedise të sigurta dhe zbavitëse pa lëndë toksike për adoleshentët 10-17 vjeç. Në qendrat për të rinj, të rinjtë mund të marrin pjesë në aktivitete, të kalojnë kohë me miqtë dhe të krijojnë miqësi të reja.
Puna për të rinj në shkolla
Gjashtë shkolla fillore dhe gjashtë shkolla nëntë vjeçare kanë një punonjës për të rinjtë me kohë të plotë në shkollë. Punonjësit për të rinjtë në shkollë punojnë rregullisht në shkolla për të takuar e ndihmuar të rinjtë dhe për të forcuar në mënyrë holistike mirëqenien e tyre. Për më tepër, puna për të rinj në shkolla mbështet komunitetet e shkollës dhe drejton të rinjtë drejt aktiviteteve kuptimplota në kohën e lirë.
Si përfitojnë të rinjtë nga bashkëpunimi?
Bashkëpunimi mes shkollave dhe punës për të rinj sigurohet që të rinjtë të kenë kontakt me të rriturit e vëmendshëm që u japin mbështetjen dhe udhëzimin e nevojshëm. Të rinjtë përfitojnë nga mbështetja e punës për të rinjtë në shkolla, për shembull, me zgjidhjen e konflikteve dhe mësimin e aftësive emocionale; ata marrin mbështetje me kërkesa minimale dhe kur është e nevojshme, ndihmë për të gjetur shërbimet e duhura (të mbështetjes). Punonjësit për të rinj në shkolla janë lehtësisht të arritshëm dhe mund të takohen gjatë pushimeve në korridoret e shkollës për çdo problem që mund të kenë të rinjtë. Punonjësit për të rinj në shkolla kryejnë edhe punë ndërmjetësimi, me fjalë të tjera, prezantojnë shërbimet e punës për të rinj, për shembull, duke i çuar për një vizitë në qendrën lokale për të rinj dhe duke i takuar me punonjësit lokalë për të rinj.
Çfarë kuptimi ka bashkëpunimi për shkollat dhe stafin e punës për të rinj?
Punonjësit për të rinj në shkolla janë të disponueshëm edhe për stafin e shkollës për t’i ndihmuar me çdo problem që kanë të rinjtë. Punonjësit për të rinj në shkolla mund të kontaktojnë stafin e shkollës në lidhje me ngjarje dhe fenomene të ndryshme. Punonjësit për të rinj në shkolla janë në dispozicion për të shkëmbyer mendime mbi mirëqenien e të rinjve, fenomene të ndryshme të të rinjve apo për të planifikuar projekte me tematika për një klasë, për shembull për besimin ose forcimin shpirtit të komunitetit apo për përdorimin e rrjeteve sociale. Kur puna për të rinj në shkolla është e disponueshme gjatë pushimeve, në klasa apo korridoret e shkollës, punonjësit për të rinjtë marrin shumë informacion për fenomene ditore apo lokale të të rinjve që janë të dobishme për këdo që punon me të rinjtë në shkolla.
Me ke të kontaktoni?
Lidhje: të dhënat e kontaktit të punonjësve për të rinj në shkolla janë në dispozicion këtu
Lidhje: të dhënat e kontaktit të qendrave për të rinj në shkolla janë në dispozicion këtu