Njoftim në lidhje me shërbimet e arsimit gjatë fëmijërisë së hershme, arsimit fillor dhe arsimit të ciklit të lartë nëse greva fillon më 3.5.2022  

Tiedote

Arsimi gjatë fëmijërisë së hershme dhe arsimi parashkollor  

Për shkak të grevës, shumica e njësive të arsimit gjatë fëmijërisë së hershme do të jenë të mbyllura. Shpresojmë që familjet ta menaxhojnë vetë kujdesin për fëmijën e tyre gjatë grevës, nëse është e mundur. Qëllimi ynë është t’i mbajmë hapur disa nga qendrat e kujdesit ditor kur është e mundur, në mënyrë që të ofrojmë arsimin gjatë fëmijërisë së hershme për ata fëmijë që nuk do të marrin asnjë kujdes tjetër. Do t’ju njoftojmë për sa i përket qendrave të hapura të kujdesit ditor në rajon rast pas rasti. Ka mundësi që të mos jemi në gjendje të mbajmë çdo fëmijë në kujdesin ditor.  

Çdo ditë që fëmija nuk është në kujdesin ditor gjatë grevës nuk do të tarifohet.  

Arsimi parashkollor ka pezulluar veprimtaritë për shkak të grevës. Shpresojmë që këtyre fëmijëve t’ju ofrohet kujdesi ditor në mënyra të tjera gjatë grevës. Gjithsesi, nëse nuk është e mundur që t’ju ofrohet kujdesi ditor në mënyra të tjera, do të zbatohen të njëjtat parime si për veprimtaritë e arsimit parashkollor dhe arsimit gjatë fëmijërisë së hershme.  

Situata do të rivlerësohet pas datës 3.5.2022 dhe do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim sa më shpejt të jetë e mundur. 

Arsimi fillor 

Për shkak të grevës, arsimi fillor dhe kujdesi ditor për fëmijët me aftësi ndryshe është pezulluar dhe nuk do të ketë shkollë të martën më 3.5.2022. Në mbrëmjen e ditës së parë të grevës më 3.5.2022, do të vlerësojmë se sa punonjës janë të pranishëm në shkolla. Mësimdhënia do të organizohet për periudhën 4.5.-9.5.2022 në ato shkolla që kanë mjaftueshëm punonjës të pranishëm. Nëse janë mjaftueshëm punonjës të pranishëm, drejtorët do t’ju kërkojnë nxënësve të paraqiten sipas klasave. Drejtori do të përqendrohet fillimisht në studentët e nivelit të arsimit fillor dhe ata që janë pranë diplomimit.  

Të gjithë nxënësit e shkollës fillore mund të drekojnë më 3.5.-9.5.2022 në orën 10.30-12 në vendndodhjet e mëposhtme nëse dita shkollore do të pezullohet :  

  • Aurinkokiven shkolla 
  • Vantaan kansainvälinen shkolla, Point 
  • Havukosken shkolla 
  • Hämeenkylän shkolla 
  • Koivukylän shkolla 
  • Länsimäen shkolla 
  • Lehtikuusen shkolla 
  • Martinlaakson shkolla 
  • Mikkolan shkolla 
  • Peltolan shkolla 
  • Ruusuvuoren shkolla 
  • Simonkylän shkolla 
  • Ylästön shkolla 

Nëse drejtori ju kërkon nxënësve të paraqiten në shkollë gjatë datave 4.5.-9.5.2022, do t’ju jepet një drekë në formën e një vakti të lehtë.  

Taksitë e shkollave nuk do të operojnë të martën më 3.5.2022. Shkollar do të njoftohen për veprimtarinë e taksive veçmas në rast se drejtori kërkon që nxënësit të paraqiten në shkollë gjatë grevës.  

Aktivitetet e mëngjesit dhe pasdites janë brenda sferës së grevës. Ofruesit e shërbimeve të aktiviteteve të mëngjesit dhe pasdites do të njoftojnë prindërit në rast se do t’i ofrojnë aktivitetet e pasdites gjatë grevës.  

Shkollat e ciklit të lartë dhe Varia  

Shkollat e ciklit të lartë, shkollat e mesme dhe shkollat profesionale Varia në Vantaa e kanë përgatitur veten për grevën e mundshme duke hartuar plane aksioni të veçanta. Shkollat e mesme dhe Varia udhëzojnë studentët dhe prindërit gjatë procedurave përpara grevave të mundshme, maksimumi një ditë pune përpara grevës. Kur greva fillon më 3.5.2022, studentët do të studiojnë ditën e parë në distancë, pas së cilës shkollat do të ofrojnë udhëzime në vazhdimësi. 

Mirëqenia e nxënësve dhe studentëve  

Psikologët dhe kuratorët e mirëqenies së nxënësve dhe studentëve që nuk do të marrin pjesë në grevë, do të vazhdojnë t’i ofrojnë shërbimet edhe gjatë grevës. Në rast se doni të dini më shumë për shërbimet e kuratorëve dhe psikologëve, mos ngurroni të kontaktoni menaxheren e mirëqenies së studentëve Tuija Harakka (tuija.harakka@vantaa.fi / 040 5137818).  

Avainsanat

Albaniankielinen (shqip)