Zgjedhjet Rajonale dhe Komunale 2025

Asiasanat

Demokratia & osallisuus Asukkaat

Votimi i parakohshëm për zgjedhjet rajonale dhe komunale do të mbahet nga data 2.4.-8.4.2025, ndërsa votimi në ditën e zgjedhjeve do të zhvillohet të dielën më 13.4.2025. Duke votuar, ne banorët e Vantës ndikojmë në zgjedhjen e atyre që do të vendosin për shërbimet e rëndësishme të përditshme për katër vitet e ardhshme. Zgjedhjet rajonale dhe komunale janë mbi të gjitha demokraci lokale.

Në zgjedhjet rajonale, ne zgjedhim 69 këshilltarë rajonalë për këshillin e zonës së mirëqenies Vantaa dhe Kerava. Zonat e mirëqenies janë përgjegjëse për organizimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore si dhe të shërbimit të shpëtimit. Në zgjedhjet komunale, ne zgjedhim 67 anëtarë të këshillit të qytetit të Vantës. Këshilli i qytetit vendos për shërbimet komunale, arsimin dhe mjedisin, duke përfshirë kulturën dhe veprimet klimatike.

Kush mund të votojë në zgjedhjet rajonale dhe komunale?

Në zgjedhjet rajonale dhe komunale kanë të drejtë vote qytetarët që jetojnë në komunë/zonen e mirëqenies dhe që janë shtetas të Finlandës, shtetasit e vendeve të tjera të BE-së, si dhe qytetarët e Islandës dhe Norvegjisë, të cilët kanë mbushur 18 vjeç deri më 13.4.2025.Gjithashtu të drejtë vote kanë edhe shtetasit e tjerë të huaj që jetojnë në komunë/zonen e mirëqenies dhe që kanë mbushur 18 vjeç, nëse kanë jetuar në Finlandë në mënyrë të pandërprerë për të paktën dy vjet.

Ku mund të votoj?

Votimi i parakohshëm për zgjedhjet rajonale dhe komunale do të zhvillohet nga 2.4.–8.4.2025, dhe votimi në ditën e zgjedhjeve do të bëhet të dielën më 13.4.2025. Regjistrimi për votimin në shtëpi përfundon më 1.4.2025 në orën 16:00.Gjatë votimit të parakohshëm, ju mund të zgjidhni vendin e votimit që ju përshtatet më së mirë, qoftë në Vantaa apo kudo tjetër në Finlandë. Në Vantaa ka 13 vendndodhje për votim të parakohshëm dhe një autobus votimi, i cili do të qarkullojë në Vantaa gjatë gjithë periudhës së votimit të parakohshëm.Në ditën e zgjedhjeve, mund të votoni vetëm në vendin tuaj të caktuar të votimit. Për të votuar, ju duhet vetëm një dokument identifikimi i vlefshëm – edhe patenta e shoferit është e vlefshme!

Avainsanat

Albaniankielinen (shqip)